Lazio luajti kundër Comos, në një ndeshje e cila u mbyll me shifrat 0-3 në triumfin për skuadrën e cila luajti në transfertë. Dueli i sotëm u zhvillua në kuadër të javës së 21-të të kampionatit italian.
“E vrullshme” pjesa e parë pasi Como shënon golin e tij të parë që në minutën e 2-të falë një goditjeje të saktë të Baturinës. E po në ritmin e golave kanë vijuar edhe dy shokët e tjerë të skuadrës së tij.
Minuta e 24-të ishte perfekte për Nico Paz, pasi gjeti rrugën drejt portës së rivalëve duke shënuar kështu edhe golin e dytë për skuadrën. Potenicalisht mund të kishin edhe një të 3-të në minutën e 35-të, por Nico Paz e humbi penalltinë.
Protagonist kryesor i ndeshjes padyshim është Paz, i cili shënoi edhe të radhës në minutën e 49-të, goli i fundit me të cilin u mbyll sfida.
Sa i takon renditjes së skuadrave në Seria A, lazio ndodhet në vendin e 9-të me 28 pikë, ndërsa Como ndodhet në vendin e 6-të me 37 të tilla.
