Kristjan Asllani po bën mjaft mirë te Torino në këtë sezon. Mesfushori shqiptar është kthyer në një element të rëndësishëm për torinezët, të cilët e morën në huazim nga Interi në merkaton e verës.
Në lidhje me të ardhmen e shqiptarit te italianët, ka folur presidenti i Torinos, Urbano Cairo. Ky i fundit ka theksuar se Asllani është një lojtar shumë i mirë, por për të vendosur për blerjen e tij përfundimtare vendos trajneri, duke i lënë kështu gjithë “peshën” timonierit t ekipit për të vendosur për të ardhmen e liderit të Kombëtares shqiptare.
“Asllani ka luajtur mirë me Shqipërinë dhe po shkon drejt fazës eliminatore. Ai pati një pjesë të dytë të shkëlqyer kundër Juventusit, madje shënoi. Na pëlqen lojtari, e morëm në huazim, po luan mirë, por varet nga trajneri.
Opsion blerjeje? Nuk jemi as në mes të sezonit. Le ta shohim të luajë. Ai duhet të vazhdojë të performojë për të na bindur ta mbajmë përgjithmon”, ka deklaruar presidenti i Torinos.
Siç dihet torinezët paguan te Interi 1.5 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa ka kluazolën e blerjes 12 milionë euro në fund të këtij sezoni.
