
Asllani dhe Ismajli
Pas pak minutash do të zbresin në fushë Parma dhe Torino, java e 5-të në Serie A. “Demat” torinezë vijnë pas humbjes së “hidhur” kundër Atalantës me shifrat “dërrmues” 3 – 0 dhe do kërkojnë të “hakmerren” në mënyrën më të “ëmbël”, rikthimi te fitorja.
Trajneri i Torinos Marco Baroni në këtë duel i ka besuar rolin e titullarit dy lojtarëve të Kombëtares, mesfushorit Kristjan Asllani dhe mbrojtësit Ardian Ismajli.
Aktualisht, skuadra torineze mban vendin e 13-të në tabelë me 4 pikë, ndërsa Parma pozicionohet më poshtë, (18). Vlen të përmendet se në 5 ndeshjet e fundit midis tyre, Parma nuk e njeh fitoren.

FORMACIONET/ Parma - Torino
Poll