
Napoli është vetëm katër ndeshje larg titullit kampion në Itali. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është 3 pikë përpara Interit në renditje dhe një hap fals do t’i kushtonte jo pak.
Megjithatë, kapiteni i Napolit Di Lorenzo është shprehur besimplotë në fitimin e titullit kampion, në një intervistë të dhënë së fundi. “Ne besojmë në të, do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin.
E dimë që duhet të japim gjithçka, është një pikë që as nuk e mendonim se do ta arrinim. Do të jetë e vështirë, por është në duart tona dhe do të përpiqemi të japim gjithçka në këto katër ndeshje për të parë se ku do të arrijmë.
Trajneri Antonio Conte? Kam një marrëdhënie të sinqertë me të. Isha në kampionatin europian, lexova për emrin e trajnerit dhe menjëherë mendova se ai ishte trajneri i duhur për ne”, u shpreh Di Lorenzo.