Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Venezias dhe iu rikthye edhe njëherë çështjes ‘Theo Hernandez - Rafael Leao’. I pyetur nëse dyshja do të jetë titullare apo jo, portugezi shprehet se do ta shohë vetëm nesër para ndeshjes.
“Nëse do të jenë titullarë apo jo, nuk e di, do të shohim nesër, mund të them që pas kthimit nga ekipet kombëtare i pashë të ishin mirë, të gëzuar dhe punuan si gjithë të tjerët.
A jeni ndjerë nën vëzhgim këto ditë?
"Unë jam gjithmonë nën vëzhgim, kjo vlen për të gjithë trajnerët. Ne varemi nga rezultatet, por duhet të them se jam i fokusuar vetëm në punën time, nuk mund të jetë ndryshe. Nëse mendojmë se çfarë thonë apo shkruajnë të tjerët, bëhet e vështirë. Të gjithë ne duhet të punojmë për t'u përmirësuar dhe kjo është ajo që po bëj."
Çfarë do të thotë të kesh 70 mijë tifozë në San Siro?
"Të kesh 70 mijë tifozë në San Siro pas këtyre tre ndeshjeve të para është një deklaratë e madhe dashurie nga ana e tyre, është gjithashtu një përgjegjësi për ne që të vazhdojmë të përmirësohemi dhe t'i bëjmë ata krenarë. Kjo është ajo që duam të bëjmë nesër."