
Interi
Te skuadra e Interit kanë marrë në lajm të keq. Yann Sommer është dëmtuar dhe do të mungojë disa javë.
Saktësisht gardiani i portës ka pësur një frakturë në gisht, gjë e cila e detyron të qëndrojë jashtë fushave për 20 ditë. Një mungesë e madhe kjo për zikaltërtit, të cilët tashmë janë të detyruar të luajnë pa shërbimet e zvicerianit në ndeshjet e ardhshme.
Siç dihet portier i dytë te Interi është Josep Martinez, i cili do të marrë në dorë “çelësat” e portës së zikaltërve. Kujtojmë se Sommer në këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje në Serie A, duke pësuar 24 gola dhe duke mbajtur 11 ndeshje portën e paprekur.
Poll