Dusan Vlahovic
Milan mbetet një nga klubet e interesuara për transferimin e Dusan Vlahovic si lojtar i lirë nga muaji korrik. Sulmuesi shihet si një opsion i rëndësishëm për përforcimin e repartit ofensiv.
Agjenti i tij, Darko Ristic, ka zhvilluar një takim me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Taren javën e kaluar. Në këtë takim është diskutuar mundësia e kalimit të Vlahovic te "Djalli".
Bisedimet kanë shërbyer edhe për të kuptuar planet e së ardhmes së klubit kuqezi. Milani po vlerëson lëvizjet strategjike për sezonet e ardhshme, duke e nisur nga sulmuesi serb.
Poll
