
Berat Gjimshiti
Përballja e nesërme mes Atalantës dhe Lecces është shtyrë për të dielën. Shkak është bërë ndarja nga jeta e fizioterapistit të klubit të Lecces në moshën 38-vjeçare ditën e sotme.
Nga shtyrja e këtij takimi Berat Gjimshiti ka dalë i përfituar. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pësoi një lëndim në sfidën me Milanin në javën e fundit dhe ishte në rrezik për sfidën ndaj Lecces.
Megjithatë, tashmë 32-vjeçari shqiptar ka mundësinë të jetë pjesë e skuadrës së Gasperinit. Dy ditë kohë janë të mjaftueshme për Gjimshitit për t’u rikuperuar për sfidën e Lecces.
Poll