Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I “paprekshëm” te Shqipëria, Kristjan Asllani “masakrohet” nga mediat italiane pas humbjes me Torinon

Shkruar nga NEWSPORT
I “paprekshëm” te Shqipëria, Kristjan Asllani
Kristjan Asllani

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata sot shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, java e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën.

Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”. Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 4.5 nga “TuttomercatoWeb”.

Ja si e përshkruan mediumi në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”.

Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga Medon Berisha. Prej vitit 2023, 23-vjeçari kuqezi numëron 31 prezenca nga 32 që ka zhvilluar Kombëtarja.  

I “paprekshëm” te Shqipëria, Kristjan Asllani
Nota e Kristjan Asllanit sipas "TuttomercatoWeb"

  

 

 

Poll

Lexo gjithashtu