Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rrëfehet Rafael Leao: I kam thënë “JO” Interit, do të zgjidhja 100 herë Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
Rrëfehet Rafael Leao: I kam thënë “JO” Interit, do
Rafael Leao

Rafael Leao nuk do të mund të luajë në ndeshjen që Milan dot ë zhvillojë ndaj Lecces. Duel ky i vlefshëm për Kupën e Italisë dhe që do të luhet në orën 21:00.

Portugezi ka treguar se kur ishte pjesë e Lille ka patur ofertë edhe nga Interi për t’u transferuar në Serie A. Por sulmuesi e ka refuzuar, pasi nuk ka dashur asnjëherë të jetë pjesë e zikaltërve.

Ndërkohë kur mbërriti oferta e Milan, ka theksuar se menjëherë i ka thënë po, pasi do të zgjidhjte kuqezinjtë 100 herë para Interit.  

“Isha gati të shkoja te Interi, çmenduri. Drejtori sportiv (i Lille) më tha: 'Rafa, jemi gati të të shesim te Interi'. Unë thashë jo.

Kisha bërë shumë mirë atë sezon dhe doja të qëndroja edhe një vit për t'u përmirësuar edhe më shumë dhe për të rritur vetëbesimin tim për sfidën e ardhshme. Por, ai më tha jo, se duhej të më shiste, se ishte një mundësi e shkëlqyer për mua, për ta, sepse ishin shumë para. Por i thashë jo Interit.

Kalojnë një, dy, tre javë dhe drejtori sportiv kthehet tek unë dhe më thotë: 'Milani është i interesuar për ty'. Unë i thashë: po, Milani po, nëse vijnë me një ofertë, do ta pranoj.

Dy ditë më vonë ai u kthye dhe tha: kanë bërë një ofertë, dikush dëshiron të flasë mety, ishte Maldini në një video-thirrje. Paolo më tha: 'duhet të vish, jemi gati të të marrim'. Unë pranova, nuk mund të thosha jo. Midis Milanit dhe Interit, Milan njëqind herë do e zgjidhja”, ka deklaruar portugezi.

Poll

Lexo gjithashtu