
Edon Zhegrova dhe Igor Tudor
Në 5 ndeshjet e fundit të Juventusit, “Zonja e Vjetër” nuk ka marrë asnjë fitore, e përkthyer me 5 barazime në të gjitha kompeticionet, e radhës me Milanin në “Allianz Stadium”, 1 - 1.
Pavarësisht mungesës së rezultateve, trajneri i Juves Igor Tudor nuk ia ka besuar në asnjë rast rolin e titullarit sulmuesit Edon Zhegrova. Madje në 2 ndeshjet e fundit, shqiptari nuk ka marrë asnjë minutë, duke “ngrohur” stolin.
Edhe pse vetë Zhegrova s’ka dalë të flas publikisht për media, e ka injoruar totalisht ndeshjet e fundit të Juventusit, duke mos bërë asnjë postim apo “story” në rrjetet sociale, ndryshe nga sa ka ndodhur më herët. E qartë se ka filluar të ketë pakënaqësi mes palëve.
Poll