Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Refuzoi milionat e Arabisë, Luka Modric “hap zemrën”: Milani ishte klubi që adhuroja më shumë!

Shkruar nga NEWSPORT
Refuzoi milionat e Arabisë, Luka Modric “hap zemrën”:
Luka Modric

Mesfushori i Milanit, Luka Modric ishte i ftuar në në programin “(Ne)uspjeh prvaka” në Arena Sport. Aty ku u intervistua nga ish-trajneri i tij, Slaven Bilic.

Kryefjalë e intervistës sigurisht, ishte lëvizja e tij nga Real Madrid tek Milan. Sa i përket kuqezinjve ai shprehet se ndihet shumë mirë, madje duke i quajtur ata si klubin më të madh dhe historik në botë.

“Njerëzit më kanë pritur në mënyrë fenomenale, si brenda ashtu edhe jashtë klubit. Shokët e mi të ekipit, trajneri, tifozët, gjithçka është vërtet e nivelit të lartë. Mund ta shihni që Milani është një klub i madh dhe historik, një nga më të mëdhenjtë në botë. Mund ta ndjeni këtë në çdo hap, kështu që jam vërtet i lumtur dhe po e shijoj të gjithën,” ka thënë Modric.

Përpos ndjesive që ka tani, mesfushori kroat ka “hapur zemrën” edhe për historikun e tij kur ishte pjesë e Real Madrid. Debutimin për të bardhët, ai e ka konsideruar si periudhën më të mirë të jetës së tij. Ndërsa nuk ka kursyer as mirënjohjen ndaj mundësive që i ka dhënë skuadra.

 “Sinqerisht, nuk ishte e lehtë, sepse kalova 13 vjet, pothuajse gjysmën e jetës sime, praktikisht në një klub, në një qytet. Ishte një nga periudhat më të mira të jetës sime. E dini se çfarë llloj klubi është Madridi, e dini se ata nuk tolerojnë mediokritetin, dhe të qëndrosh në atë nivel, në një klub të tillë, për kaq shumë vite, me të gjithë suksesin që kam përjetuar atje, është e pabesueshme”, ka përfunduar mesfushori kroat.

Ndër të tjera për të qartësuar të gjithë Modric ka thënë se Milan ishte zgjedhja e cila është paralelisht në reputacionin e Realit. Për të klubi i kuqezinjve ka qenë “dashuria e parë”, e cila sapo iu dha mundësia e mori dhe u bë pjesë e tija.

“Është shumë afër Real Madridit për sa i përket reputacionit dhe historisë, për mua, është situata më ideale që mund të më kishte ndodhur. Sidomos sepse e dua Milanin dhe u rrita me futbollin italian si fëmijë. Milani ishte klubi që adhuroja më shumë. Kur doli opsioni i Milanit, ishte ai i duhuri për mua”, është shprehur Modric.

Poll

Lexo gjithashtu