
Lazio do të përballet mbrëmjen e sotme me Milanin në transfertë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serie A. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, nis në orën 20:45.
Në prag të këtij dueli delikat, ka folur trajneri i lacialëve, Marco Baroni. Tekniku i Lazios shprehet se ndaj Milanit do të jetë e vështirë pasi kuqezinjtë duan vendin e katërt për të kapur Champions League.
“Do të jetë e vështirë, përballemi me një kundërshtar që pavarësisht renditjes ka bërë ndeshje të mira. Milani synon të fitojë Kupën e Italisë dhe një vend në Champions, do të duhet të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme me një skuadër të lënduar.
Shumë do të varet nga ne, ne e dimë vlerën e skuadrës. Ajo që do të ketë rëndësi do të jetë motivimi ynë. Humbjet si ajo me Interin duhet të na lëndojnë, ndaj kundër Milanit duhet të fillojmë me qasje tjetër për të qenë mendërisht në lojë menjëherë”, është shprehur Baroni.