
Kalulu, Cambiaso, Thuram
Lajme të mira për Juventusin pas një jave të zymtë ku u eliminuan nga Kupa e Italisë prej Empolit. Njëri prej mbrojtësve të bardhezinjve ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë nën urdhrat e Thiago Mottës.
Bëhet fjalë për Pierre Kalulu që është rikthyer në stërvitje mëngjesin e sotëm me pjesën tjetër të grupit. Sipas gjasave, mbrojtësi francez do të jetë i gatshëm për sfidën e së hënës ndaj Veronës në kampionat.
Synimi i Kalulu është të jetë në formën e tij 100% për sfidën ndaj Atalantës të dielën e ardhshme. Francezi pësoi një dëmtim në fundin e janarit që e la jashtë fushave në disa sfida të rëndësishme të Juventusit.
Poll