Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Paraqitja e mirë e Berishës nuk mjafton, Lecce mposhtet në sfidën e shqiptarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Paraqitja e mirë e Berishës nuk mjafton, Lecce mposhtet në
 

Genoa ka arritur të mposhtë Leccen mbrëmjen e sotme me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit italian. Aty ku në stol u gjend talenti shqiptar, Joi Nuredini, skuadra vedase arriti të gjejë këtë fitore.

Golat në këtë takim u realizuan nga Fabio Miretti dy herë për Genoan, ndërsa Krstovic për Leccen. Medon Berisha zhvilloi takimin nga fillimi deri në fund duke qenë një nga faktorët më të mirë për skuadrën mike.

Ndërsa Ylber Ramadani nuk u aktivizua asnjë minutë nga Giampaolo. Edhe një herë tjetër tregohet marrëdhënia jo aq e mirë mes mesfushorit shqiptar dhe trajnerit italian. Nga ana tjetër, 17-vjeçari Joi Nuredini i Shqipërisë U-19, u grumbullua për herë të parë nga ekipi i parë i Genoa, edhe pse nuk mori asnjë minutë në këtë takim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga