Paolo Scaroni ka “thumbuar” Interin dhe tifozët zikaltër. Kreu i Milanin është shprehur se është presidenti i klubit të vetëm në Milano.
“Unë jam nga Vicenza dhe erdha në Milano për të studiuar në universitet. Kur mbërrita këtu, humba në rrugë. Dhe më shikoni tani, pas kaq shumë vitesh, unë jam presidenti i ekipit të vetëm në Milano. Le të jemi të sinqertë: ka vetëm një ekip të vërtetë në Milano”, ka deklaruar kreu i milanistëve.
E sigurisht kjo deklaratë nga njëra an aka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve kuqezinj dhe nga ana tjetër ka irrituar pa masë ata kundërshtarë. Kujtojmë se Scaloni mori postin e presidentit të miln në vitin 2018.
Poll