
Rafael Leao
Lajme aspak të mira në kampin e Milanit pas fitores me rezultatin minimal 1-0 ndaj Veronës. Rafael Leao ka lënë fushën e lojës në minutën e 32-të pas një shqetësimi që pati.
Sipas mediave italiane, ylli portugez u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi muskolor. Vendin e Leaos e zuri Theo Hernandez pranë fundit të pjesës së parë.
Me shumë gjasa, 25-vjeçari do të mungojë në supersfidën ndaj Romës më datë 29 dhjetor. Tekniku Fonseca shpreson që ta rikthejë portugezin në Superkupë në Arabinë Saudite ndaj Juventusit më datë 3 janar.
Poll