Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nuk e ka “bindur” Sylvinhon për titullar te Kombëtarja, Medon Berisha ia bën “BUM” sërish në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk e ka “bindur” Sylvinhon për titullar te Kombëtarja,
Medon Berisha

Mesfushori i Shqipërisë Medon Berisha po përjeton formë të jashtëzakonshme me ekipin e Lecce-s. Në javën e 13-të kundër Torinos, 22-vjeçari ishte përcaktues me dy asiste në fitoren 2 – 1 përballë Torinos.

Pas ndeshjes, Berisha u “nderua” me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Paraqitja mbreslënëse nuk është lënë në “hije” as nga mediumi prestigjioz “SofaScore”, duke e vendosur shqiptarin në formacionin e javës, përsa i takon Serie A.

Interesante është se në këtë 11-she mungojnë emra me peshë si Calahanoglu, Modric apo McTominay. Medon Berisha është i treti në formacion me notën më të lartë (8.8), pas Neres (9.5) dhe Yildiz (9.1).

Vlen të theksohet se “regjisori” i Lecce-s, përtej “kurbës” në rritje në kohë të shkurtër, nuk e ka “bindur” trajnerin e Kombëtares Sylvinho për ta inkuadruar në fushë nga minuta e parë.      

Nuk e ka “bindur” Sylvinhon për titullar te Kombëtarja,
Java e 13-të, formacioni me notat më të larta sipas "SofaScore"

 

Poll

Lexo gjithashtu