
Khephren Thuram
Juventusi arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Veronës me rezultatin bindës 2-0. Golat për skuadrën bardhezi mbrëmjen e djeshme i realizuan Teun Koopmeiners dhe Khephren Thuram në pjesën e dytë.
Mesfushori francez arrin të shënojë në dy ndeshje radhazi, ndaj Empolit në Kupë dhe dje ndaj Veronës. Thuram gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i takimit të djeshëm, duke folur më pas dhe për mediat italiane.
“Skuadra më ndihmon të luaj mirë dhe të shënoj gola. Duhet të bëjmë mirë kundër Atalantës në fundjavë. Duhet të kemi një javë të shkëlqyer për të qenë në formë të mirë për ndeshjen ndaj bergamaskëve.
Ngazëllimi? Është i vëllait tim, Marcus është një idhull për mua”, u shpreh Thuram.
Poll