Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në pritje të shkarkimit, Xavi Hernandez i del emri në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Në pritje të shkarkimit, Xavi Hernandez i del emri në Serie A
Xavi Hernandez

Në Barcelonë pritet shkarkimi i Xavi Hernandez. Deklarata e spanjollit e dhënë së fundmi, ku vuri në dukje vështirësitë financiare dhe se Barça nuk do të mund të konkurojë me realin apo ekipet e tjera “big” nuk i ka pëlqyer aspak Joan Laportës.

Timonieri i katalanasve i bën “gjëmën” vetes, gjë e cila mund t’i sjellë shkarkimin nga balugranat vetëm pas 1 muaji që vendossi qëndrimin në Barcelonë. Gjithsesi në “vorbullën” e këtyre lajmeve për shkarkimin e tij, emri i Xavit del sërish në Serie A.

Rikthehet në një kandidat të rëndësishëm për stolin e Milan. Nga kuqezinjtë do të largohet në fund të sezonit Stefano Pioli dhe drejtuesit italianë shikojnë profilin e duhur te Xavi për t’i besuar skuadrën në sezonin e ri.

Kujtojmë që para se Xavi të konfirmonte qëndrimin e tij ne Barça, ishte Zlatan Ibrahimovic që e kishte “servirur” emrin e tij në tavolinën e Milan. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga