Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ndër më të mirët në Euro 2020, drejtori i klubit italian i mbyll derën sulmuesit: Skuadra është në formë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndër më të mirët në Euro 2020, drejtori i klubit
Chiesa & Insigne

Afati kalimtar i verës ka përfunduar më datë 1 shtator, por në treg mbeten ende lojtarë të lirë. Një prej tyre i cili është shumë i njohur në botën e futbollit, është Lorenzo Insigne që është aktualisht pa ekip.

Në mediat italiane, është përfolur prej kohësh për një rikthim të tijin në Serie A te Parma. Por në një konferencë për shtyp, drejtori ekzekutiv Federico Cherubini ka mohuar kategorikisht afrimin e 34-vjeçarit.

“A po e marrim në konsideratë Insignen? Jo, skuadra është në formë të mirë dhe kemi lojtarë të shkëlqyer dhe shumë mundësi në repartin ofensiv”, u shpreh ai duke i mbyllur derën Insignes.

 

Poll

Lexo gjithashtu