Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Napoli njeh kundërshtarin në Kupën e Italisë, ekipi që zotëron kartonin e Sherrit kalon tutje

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli njeh kundërshtarin në Kupën e Italisë, ekipi që
Cagliari - Frosinone

Cagliari ka arritur të mposhtë Frosinonen ditën e sotme me shifrat 4-1 në 1/16-at e Kupës së Italisë. Një fitore e rëndësishme kjo e klubit nga Sardenja që kualifikohet në raundin e radhës.

Aty Cagliari do të përballet me Napolin, të cilët e nisin rrugëtimin në 1/8-at. Që në minutën e dytë të takimit vendasit kaluan në avantazh me Gaetanon nga pika e bardhë. Më pas Frosinone barazoi me Verganin duke mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë Cagliari arriti të shënojë tre gola me Borriellin, Felicin dhe Cavuotin. Frosinonja e Alen Sherrit u eliminua ditën e sotme nga ekipi që zotëron karonin e shqiptarit. Portieri i kombëtares vijon të jetë i dëmtuar dhe në fazën e rikuperimit.

Poll

Lexo gjithashtu