Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Mund të kishim mbyllur ndeshjen kur ishim 2-0”, Rrahmani: Të vish nga pesë ndeshje pa fitore është e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund të kishim mbyllur ndeshjen kur ishim 2-0”, Rrahmani:
Amir Rrahmani

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ditën e sotme përballë Fiorentinës me rezultatin 2-1. Ekipi napolitan vijon rrugën drejt titullit kampion në vendin e dytë, ku Interi kryesues gjendet një pikë përpara.

Në fund të takimit të sotëm, Amir Rrahmani doli në prononcim për “DAZN”. “Kjo frazë vlen që nga fillimi i kampionatit, kush është më mirë luan. Gjatë sezonit ka ulje-ngritje të lojtarëve, gjëja më e rëndësishme është ekipi.

Kur ishim në avantazh prej dy golash mund ta kishim mbyllur ndeshjen, duhet përmirësim nga ne deri në fund të ndeshjes. Sot ishte një takim ndryshe nga të tjerët, mund të kishim menaxhuar më mirë topin. Pësuam një gol në goditjen tonë të vetme në portë, më pas u bë edhe më e vështirë.

Sa ju ka rënduar mungesa e fitores? Ishte pak më ndryshe nga muajt e tjerë, ne nuk mundëm të fitonim edhe kur kemi luajtur mirë. Në futboll ka edhe fat, edhe stot nuk mund të fitonim, por fatmirësisht ia arritëm. Të vish nga pesë ndeshje pa fitore është e vështirë, ka shumë presion dhe ndeshjen po bëhen gjithnjë e më të vështira”, u shpreh Rrahmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga