Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mbrojtësi “fik” Juventusin përpara Atalantës, Motta pritet të eksperimentojë në repartin difensiv

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtësi “fik” Juventusin përpara Atalantës, Motta
Gatti, Thuram

Juventusi po përpiqet që me paraqitjet e tyre të futet në garë për titull në Itali. Të dielën në mbrëmje, ekipi bardhezi pret Atalantën në shtëpi në një ndeshje direkte për vendin e tretë të klasifikimit të Serie A.

Megjithatë, nga qendra stërvitore e “Zonjës së vjetër” lajmet nuk janë aspak të mira. siç raportojnë mediat italiane, Federico Gatti ka shqetësuar trajnerin Thiago Motta me një problem muskulor.

Mbrojtësi 26-vjeçar është stërvitur veçmas ditën e sotme nga pjesa tjetër e skuadrës torineze. Ditën e nesërme do të vlerësohet gjendja e Gattit dhe nëse ai do të jetë i gastshëm për sfidën e fundjavës ndaj Atalantës.

Në dyshen e mbrojtjes ndaj ekipit të Gasperinit, Motta pritet të aktivizojë Kalulun e rikthyer dhe Kellyn. Përsa i përket Renato Veigas, mbrojtësi portugez po kryen stërvtije individuale dhe thirrja e tij për sfidën me Atalantën mbetet një dyshim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga