Daniel Maldini është riktyer në vëmendjen e mediave botërore përsëri. Pas debutimit të tij me kombëtaren e “Azzurëve” muajin e kaluar duke u bërë i treti i dinastisë Maldini që përfaqëson kombin italian.
Futbollisit i Monza-s pasi provoi klubin e të atit, Paolo dhe të fëmijërisë së tij ka shtegtuar nëpër klube të vogla në Serie A. Pas eksperiencës pozitive të ligurët e Spezia-s që ranë një kategori më poshtë, radhën e kishte skuadra afër qytetit milanez. Galiani që drejton punët e Monza-s, siç bënte tek “Kuqezinjtë” dikur tërhoqi talentin italian në gjirin e tij.
Tani në skenë po qarkullon një variant i ri, që parashikon shitjen e maldinit të vogël tek një klub italian, emri i të cilit ngelet mister.
Milani zotëron ende 50% të kartonit dhe në rast finalizimi të tratativave mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme. E keqja e vetme qëndron tek opsioni që thekson se skuadra e Ibrës nuk mund të riblejë shërbimet e çunit të Maldinit dhe ky mund të jetë një disavantazh i madh në rast të një shpërthimi të mundshëm të “diamantit” të akademisë.