
Jonathan David dhe Edon Zhegrova
Jonathan David ka konfirmuar se do të largohet nga Lille në fund të këtij sezoni. Sulmuesit kanadez i skadon kontrata me klubin dhe ka rënë dakord të largohet nga kampionati francez me parametra zero.
Prej kohësh, Interi ka shfaqur interes për shërbimet e 25-vjeçarit. Por së fundmi skenën e ka marrë Juventusi. Siç raportojnë mediat italiane, klubi bardhezi ka filluar tashmë kontaktet e para me agjentët e lojtarit.
Kërkesa e rrethit të lojtarit për pagën e këtij të fundit, është të paktën 10 milionë euro rrogë në sezon. Në rast të kualifikimit në Champions League dhe një largimi të Dusan Vlahovic, Juventusi do të provonte të sillte në Torino kanadezin.
Poll