
Alen Sherri regjistroi 7 paraqitje këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliarit. Ish-portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare luajti mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Napolit ku këta të fundit fituan titullin kampion.
Ditën e sotme, Alen Sherri ka bërë një postim në Instagram për sezonin që kaloi në Serie A. “Rezultat i vështirë për të mbyllur sezonin, por krenarë për udhëtimin që kemi pasur. Pavarësisht ulje-ngritjeve, arritëm objektivat tona dhe treguam rritje të vërtetë si ekip.
Në një nivel personal, jam mirënjohës që arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë për të qenë pjesë e këtij klubi. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit - do të kthehemi më të fortë! Forza Casteddu!”, shkruan 27-vjeçari shqiptar.
View this post on Instagram