
Ardian Ismajli
Një tjetër paraqitje fantastike e zhvilluar nga Ardian Ismajli sot në përballjen mes Venezias dhe Empolit të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit italian.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kthyer një lider në skuadrën italiane dhe kjo është e dukshme, vlerësimi i 28-vjeçarit kuqezi nga “Sofascore” ishte me notën 7.2, si më i miri në mbrojtjen e Empolit.
Ndërsa nota për dy qendërmbrojtësit Saba Goglichidze (7.1) dhe Mattia Viti (6.6). Ardian Ismajli i ka luajtur të gjitha ndeshjet këtë sezon me Empolin 19 të plota në Serie A.
Poll