
Francesco Totti një nga ikonat e klubit të Romës ka treguar një fakt interesant. Ish-kapiteni i ekipit kryeqytetas në një intervistë ka treguar se dikur jo vetëm Roma ëshrë interesuar për të marrë shërbimet e tij.
Ky interesim ka ndodhur kur “legjenda”e Romës ka qenë fëmijë. Por megjithatë zgjedhja e Tottit asnjëherë nuk ka qenë në dyshim. Italiani shpesh ka shprehur se ka qenë një tifoz i Romës që i vogël dhe kjo dashuri nuk është lëkundur asnjëherë.
Ish-sulmuesi “Giallorossi” ka shprehur: “ Kam luajtur dikur me Lodigianin. Drejtuesit e akademisë së Lazios thirrën në një takim prindërit e mi. Ata i propozuan familjes sime se kisha vetëm 2 opsione për të zgjedhur, ose Romën, ose Lazion. Si përfundim zgjodha ekipin që dihet tashmë”.
Totti tregon se kurrë nuk është penduar për zgjedhjen që bëri dhe se do t’a bënte përsëri nëse do të vihej në të njëtat pozita.
Sulmuesi italian ka shkruar historinë duke fituar një Serie A, dy kupa italie, dy superkupa italie dhe mbi të gjitha një Botëror me kombëtaren italiane.