Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Legjenda e Brazilit habit me deklaratën e tij: Mbrojtësi i Interit qindra herë më i mirë se kanadezi i Bayernit

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Brazilit habit me deklaratën e tij: Mbrojtësi i Interit
Kombëtarja e Brazilit

Legjendari Cafu duket se ka habitur të gjithë me deklaratën e tij dhënë së fundmi. Ish-mbrojtësi që ka spikatur tek Milani është prononcuar në një intervistë ku ka dhënë mendimin e tij mbi mbrojtësin Di Marco të Serie A-s.

Braziliani e njeh mjaft mirë kampionatin italian pasi përveç ngjyrave të skuadrës nga Milano ka mbrojtur dhe ato të Romës dhe kështu ka një bagazh njohurish taktike shumë të mira. 54 vjeçari ka folur rreth futbollistit të Interit, i cili mbulon një rol që e njeh me symbyllur Cafu.

Serie A ka mbrojtësa shumë të aftë. Një nga ata që më ka rënë në sy është Di Marco. Ai ka vite që po performon në nivele të larta dhe ësgtë kthyer në një garanci të pashoqe në reaprtin e Interit. Italiani ka shënuar gola si në kampionat edhe në Champions duke ndihmuar skuadrën mjaft herë. Së fundi shënoj një gol mjaft të bukur dhë me nacionalen çka do të thotë se dhe aty është i rëndësishëm. E di që do të ju habis kjo çka do të them, por mendoj se ai është më i mirë se Alphonso Davies”, u shpreh ish-anësori brazilian.

Kështu, Cafu ka lënë të nënkuptohet se kanadezi gëzon vetëm një sprint më të mirë në hapësira boshe ku i ka dhënë provat me kilometrazhin e paraqitur. Ndërsa, italiani ka goditje më preçize dhe vendosje taktike më pozicionale. Kjo ka bërë që shumë njerëz t’a shohin me dyshim këtë opinion pasi lojtari i Bayernit vlerësohet jashtëzakonisht shumë në merkato për aftësitë e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga