Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lazio pa trajner, presidenti Lotito: Tudor e largova sepse donte të ndryshonte 8 lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio pa trajner, presidenti Lotito: Tudor e largova sepse donte të
Claudio Lotito & Igor Tudor

Igor Tudor u largua nga posti i trajnerit të Lazios vetëm 3 muaj pas emërimit. Tekniku kroat nuk ra dakord me drejtuesit përsa i përket merkatos. Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë presidenti i klubit italian, Claudio Lotito.

“Tudor? Ai na kërkkoj që të ndryshonim 8 lojtarë. Është shumë për një grup që ne e konsiderojmë të barabartë, por mund të them se ai u largua si një person i mirë. Trajnerin e ri do ta merrni vesh së shpejti. Ne i kemi idetë e qarta, por nuk kam nënshkruar kontratë me asnjë”, është shprehur Lotito.

Kujtojmë që Lazio është në kërkim të trajnerit të ri. Massimiliano Allegri është në “pole-position”, me teknikun nga Livorno që dëshiron një eksperiencë të re pas shkarkimit nga Juventusi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga