Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kristjan Asllani ‘harron’ Kombëtaren, mesfushori nis ‘luftën’ me dy lojtarët e Interit

Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani ‘harron’ Kombëtaren, mesfushori nis
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani tashmë ka lënë pas momentin e keq me Kombëtaren shqiptare në Nations League, për të nisur nga puna me Interin. Mesfushori shqiptar tashmë po shpreson te fanella e titullarit me zikaltërit.

Këtë fundjavë, Inter do të përballet në transfertë përballë Veronës. Megjithatë, Hakan Calhanoglu pritet të mungojë për shkak të një dëmtimi të pësuar në Nations League me Turqinë.

Nga kjo mund të përfitojë Kristjan Asllani. Por mesfushori nga Elbasani ka nisur ‘luftën’ me dy lojtarët e tjerë të Interit. Barella dhe Zielinski janë dy futbollistët me të cilët Asllani do të ‘kacafytet’ për vendin e titullarit.

Edhe pse rolin perfekt të Calhanoglus e bën vetëm Asllani, sigurisht që Simone Inzaghi do t’i besonte më tepër eksperiencës së italianit ose polakut. Por, pritet të shihet nëse shqiptari do ta bindë trajnerin e Inter.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga