Claudio Marchisio ka dhënë ditën e sotme një intervistë të gjatë për “Il Messaggero”. Ish-mesfushori i Juventusit ka folur për tema të ndryshme, duke u ndalur te Paulo Dybala, por edhe ka dhënë mendimin e tij se kush mund të quhet “Marchisio” i ri.
“Dybala po bën tifozët e Romës që të dashurohen me të, ashtu siç bëri me ata të Juventusit. Është kënaqësi ta shohësh atë duke luajtur. Marchisio i ri? Barella padyshim, për intensitetin, ritmin dhe vrapimin. Ai shënon pak gola, por ka klas të madh. Ai është një ndër më të fortët në Evropë.
Thiago Motta trajner i një ekipi të madh? Është koha e duhur që ta hedhë këtë hap. Ai është i vetmi ish-shoku im i skuadrës, i cili ishte edhe trajner. Në kombëtare, nëse nuk luante, ai u jepte këshilla të gjithëve, madje edhe veteranëve”, është shprehur Marchisio.