Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-lojtari i Juventusit “ngre” në piedestal Zhegrovën: Ka veprime prej “ylli” të madh

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-lojtari i Juventusit “ngre” në piedestal Zhegrovën: Ka
Edon Zhegrova

Juventus po bën një paraqitje të mirë megjithëse i duhet edhe më shumë impenjim pasi është i 7-ti në renditje. Ndërsa nga ana tjetër në qendër të vëmendjes ka qenë edhe mosaktivizimi i lojtarit shqiptar, Edon Zhegrova.

Minutat e tij të pakta në fushë janë vënë re jo vetëm nga fansat e sulmuesit, por edhe nga ish-lojtarë të ekipit “bardhezi” gjitashtu. Sipas ish-futbollisti Emanuele Giaccherini, 26-vjeçari është një talent i jashtëzakonshëm, por ka ende nevojë që gjendjen e tij shëndetësore ta plotësojë në 100% e tij.

 “Ka veprime prej “ylli” të madh dhe talent të jashtëzakonshëm. Çështja që mbetet është forma fizike, duhet ta çojmë në 100%. Dhe kjo arrihet vetëm duke luajtur. Sezonin e kaluar pati lëndime serioze dhe erdhi vonë në merkato. Me pak minuta më shumë, do të gjejë vazhdimësi”, është shprehur ish-futbollisti Giaçherini.

Rikujtojmë se sulmuesi shqiptar, Edon Zhegrova u bë pjesë e Juventusit në shtator të këtij viti dhe ka një kontratë e cila i skadon në 30 qershor të 2030-tës.  

Poll

Lexo gjithashtu