Interi është përballur me 2 humbje radhazi në pak ditë. Ndeshje këto të cilat njëra ishte derbi me Milanin, e cila u mbyll me rezultatin 0-1. Ndëesa përballja tjetër ishte me Atletico Madrid, ku pësoi një gol në minutat shtesë, dhe loja u mbyll me shifrat 1-2.
Kjo situatë e përsëritur sigurisht që ka ndikuar trajnerin Christan Chivu por edhe lojtarët gjithashtu. Ndërsa është bërë e ditur se pas përfundimit të lojës, ka pasur një mbledhje emergjente brenda skuadrës.
Në të cilën për gjendjen ku ndodhet ekipi i zikaltërve, ka folur edhe trajneri Chivu. Ai është shprehur se nuk po e përjeton fare mirë dhe se shikon shumë trishtim tek sytë e lojtarëve.
“Unë kam pirë tre cigare njëra pas tjetrës, skuadrës i thashë gjërat që duhej t’i thosha. Ka shumë keqardhje, nuk e meritonim të humbnim, por për fat të keq kohët e fundit nuk po marrim thuajse asgjë. Unë kam parë shumë trishtim në sytë e lojtarëve, por futbolli është kështu dhe duhet të reagojmë duke bërë gjithçka që të dalim nga kjo situatë”, ka përfunduar tekniku rumun.
Rikujtojmë se Interi aktualisht ka 24 pikë dhe renditet i 4-ti në Serie A. Ndërsa në Champions League renditet i 4-ti po ashtu me 12 të tilla.
