
Ibrahima Konate & Virgil Van Dijlk
Ibrahima Konate me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpooli. Qendërmbrojtësit francez i skadon kontrata në qershor të vitit 2026 dhe pritet të mos rinovojë.
Prej kohësh Konate është një objektiv i Real Madridit, por jo vetëm. Siç raportojnë mediat italiane, Interi është futur në garë për shërbimet e francezit dhe të firmosë me të në qershorin e ardhshëm.
Nga ana tjetër Liverpooli nuk dëshiron të ripërsëritet situata e ngjashme me Arnold i cili u largua me parametra 0. “The Reds” do të pranonin ta shisnin francezin që në janar për një shifër prej 60 milionë euro.
Poll