
Duke marrë një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Cagliarit, skuadra e Interit ka marrë kryesimin në Serie A duke parakaluar Atalantën, por me pikë të barabarta në renditje.
Zikaltrit arritën të realizonin tre herë ndaj Scuffet, që është në konkurrencë me Alen Sherrin për vendin e titullarit te Cagliari. Bastoni me një goditje me kokë kaloi në avantazh Interin.
Më pas ishte Lautaro që dyfishoi shifrat duke u rikthyer te goli në kampionat pas 6 ndeshjesh. Ndërsa vulën takimit ia vendosi Calhanoglu që realizoi nga pika e bardhë, specialiteti i turkut. Interi merr vendin e parë në renditje, ndërsa Cagliari mbetet e 18-ta në zonën e ftohtë.
Përsa i përket Kristjan Asllanit, djaloshi i kombëtares shqiptare u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 80-të nga Inzaghi, duke i zënë vendin Mkhitaryan.