
Igli Tare nuk ka ndërmend të lëvizë nga Londra i vetëm. Drejtori shqiptar kërkon me doemos sulmuesin e Manchester United.
Rasmus Hojlund është i preferuari i stafit të Milan, për t’u bërë “partneri” i antiago Gimenez në formacionin e Max Allegrit. Tare po punon shumë për të mbyllur këtë marrëveshje, ku mes palëve vazhdojnë intensivisht bisedimet.
Fakti që danezi nuk kërkon një pagë të madhe mujore e bën edhe më të mundshëm këtë lëvizje, me 21-vjeçarin që mund të nisë një aventurë të re në “San Siro”. Te United janë të hapur për këtë pistë, sidomos pas zyrtarizimit të Benjamin Seskos, por do të ishin dakord për një huazim sezonal të sulmuesit danez.
Palët kanë arritur një draft-marrëveshje për një huazim me vlerë 6 milionë euro dhe opsion blerjeje mes 40 dhe 45 milionë eurosh. Marrëveshja me ‘Djajtë’ duket në rrugën e duhur, por pengesë mund të bëhet vetë futbollisti që preferon Premier League para Serie A, gjithsesi Tare do të ket ëtakim “kokë më kokë” me sulmuesit, ku do të tentojë ta bindë të veshë fanellën e Milan.