Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Humbja na dhemb”, Simone Inzaghi: I zhgënjyer, krijuam raste dhe nuk shënuam

Shkruar nga NEWSPORT
“Humbja na dhemb”, Simone Inzaghi: I zhgënjyer, krijuam raste
Simone Inzaghi

Interi u mposht mbrëmjen e djeshme nga Juventusi, me bardhezinjtë që triumfuan 1-0 ndaj zikaltërve. Një humbje që “dhemb” për skuadrën e Simone Inzaghit, pasi tashmë humbën mundësinë për të parakaluar Napolin kryesues në renditje.

Pas kësaj sfide timonieri i zikaltërve shprehet shumë i zhgënjyer me humbjen. Inzaghi e pranoi se skuadr e tij në pjesën e dytë nuk bëri aspak mirë, ndërsa nënvizoi se duhej që të ndryshonte ritmin.

“Ka keqardhje dhe zhgënjim të madh, por djemtë luajtën një ndeshje të shkëlqyer me organizim dhe guximi. Ne duhet të ishim më mirë në shënimin e golave, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë nuk po bënim aq mirë sa në të parën, e dinim që Juventusi do të përmirësohej. Nuk ishim aq të rrjedhshëm sa në të parën, ishim afër të shënonim me Zalevskin, pastaj ata shënuan 1-0. Kemi humbur dy ndeshje jashtë, kjo është ndryshe nga ajo në Firence, duhet të ndryshojmë marshin veçanërisht në ndeshjen direkte.

Duhet të kishim bërë më mirë, gabuam në situatën e fundit. Në nëntë vitet që kam ardhur këtu në Torino, nuk kam pasur kurrë kaq shumë mundësi. Humbja dhemb, ne u kujdesëm shumë për të, gjithçka është ende e hapur, por duhet të ndryshojmë ritmin”, ka theksuar timonieri i zikaltërve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga