
Napoli do të presë Interin ditën e shtunë në “Diego Armando Maradonna” dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 8-të të kampionatit. Një përballje mes ekipeve pretendente për titullin që premton të jetë mjaft e luftuar.
Pikërisht përpara kësaj sfide shumë të rëndësishme, Antonio Conte ka marrë një lajm të mirë. Timonieri italian do të ketë rikthime të rëndësishme në ekip për duelin me zikaltërit.
Kështu Amir Rrahmani në mbrojtje dhe Rasmus Hojlund në repartin e avancuar do të mund të japin kontributin e tyre ndaj Interit. Të dy futbollistët janë gati dhe do të jenë nën urdhrat e Contes për duelin e së shtunës.
Kujtojmë se aktualisht Napoli mban vendin e 3-të me kuotë të njëjtë pikësh me Interin e vendit të dytë, ndërsa kanë vetëm 1 pikë më pak se Milan kryesues.