Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Erdhi nga Napoli dhe la Sherrin në stol, Caprile në formacionin e javës në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Erdhi nga Napoli dhe la Sherrin në stol, Caprile në formacionin e
Elia Caprile

Lega Serie A tashmë ka bërë të dotur dhe formacionin më të mirë të javës së 20-të të kampionatit. Në këtë formacion dominojnë shokët e ekipeve të lojtarëve shqiptarë.

Në portë është Elia Caprile i Cagliarit i cili u transferua në merkaton e janarit. Me paraqitjen e tij fantastike ndaj Milanit në kampionat, ai rriti më shumë shanset për të lënë Alen Sherrin në stol, tashmë duke u shpallur dhe portieri më i mirë i javës në Serie A.

Treshja e mbrojtjes në këtë formacion përbëhet nga Dogu, Darmian dhe Zortea. Dy mesfushorët qëndrorë në këtë formacion janë Anguissa dhe Vlasic që arriti të shënojë në derbin e qytetit Torino-Juventus. Ndërsa mesfushorët anësorë janë Tete Morente dhe Daniel Maldini.

Sulmues i majtë është përzgjedhur Morata që arriti të shënojë ndaj konkurrentit të Sherrit. Ndërsa sulmues i djathtë Kenan Yildiz që shënoi ndaj Torinos. Dhe në qendër të sulmit, Nikola Krstovic që ndëshkoi dy herë Empolin e Ismajlit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga