Juventus arriti t´i merrte fitoren Bodo Glimt, me rezultatin 3-2, në raundin e 5-të të Champions League. Një sfidë e cila nuk mund të quhej e lehtë, për asnjërën nga skuadrat. Megjithëse “Zonja e Vjetër” mori pikët, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e futbollistit shqiptar, Edon Zhegrova.
26-vjeçari, luajti pak minuta në fushë ku u bë pjesë e lojës në minutën e 83-të. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ka folur edhe trajneri i ekipit, Luciano Spalletti. Sipas teknikut të skuadrës, Zhegrova është një lojtar me potencial, por që nuk di të luajë në bashkëpunim.
Nga ana tjetër, trajneri ka treguar edhe pakënaqësitë ndaj futbollistëve, të cilët sipas tij duhet të kenë më shumë cilësi në fushë.
“Kemi shumë lojtar që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao. Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri. Duhet të luajmë futbolll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokriteti”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.
Rikujtojmë se Edon Zhegrova u bë pjesë e Juventusit në 1 shtator të këtij viti, ndërsa kjo ishte fitorja e parë e shijuar nga lojtari shqiptar me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
