
Interi mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme. Zikaltërtit triumfuan 4-0 ndaj Leçes në një takim i cili foli vetëm për ekipin e Simone Inzaghit.
Lautaro Martinez ishte një prej autorëve të golave dhe këtë sfidë argjentinasi do ta mbajë mend gjatë. Kjo pasi Martinez tashmë ka parakaluar Mauro Icardin si golashënuesi i dytë i huaj më i mirë në historinë e Interit.
Pas kësaj sfide ka folur vetë argjetninasi. Ky i fundit shprehet mjaft i lumtur, ndërsa thekson se stoli e ka vënë nën presion.
“Ne jemi Interi dhe nuk duhet që të japim mesazhe për të tjerët. Çdo lojtar duhet të tregojë karakter dhe personalitet. Jemi të lumtur sepse marrim në Milano 3 pikë me shumë rëndësi për rrugëtimin tone.
Në 2025 po përmirësoheni? Shpresojmë. Golat janë të rëndësishëm, por duhet që t’i shërbejnë skuadrës. Kur fiton Interi dhe unë shënoj, sigurisht që lumturia është e dyfishtë. Jam duke punuar mirë dhe kjo më bën shumë krenar”, ka deklaruar kapiteni i Interit.