
Milani vazhdon serinë negative të rezultateve në derbi përballë Interit. Derbi i mbrëmshëm bëhet i 6-ti rresht për kuqezinjtë që nuk ia dalin të fitojnë ndaj zikaltërve. Këto të fundit mbrëm triumfuan në “San Siro” me shifrat 2-1 dhe festuan zyrtarisht titullin kampionë në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm.
Stefano Pioli ishte mjaft i keqardhur që ekipi i tij nuki ia doli të merrte pikë në derbi. Ndër të tjera pranoi se Interi është skuadra më e fortë në kampionët dhe ka bërë më mirë se të gjithë në Itali. Sa i takon të ardhmes shpjegoi se ndjehet mirë te Milan dche se gjithçka do të vendoset në fund të sezonit.
“Humbje e rëndë për gjithçka që ka brenda. Jam munduar t’i gëzoj lojtarët e mi, sepse duhet ta mbyllim mirë kampionatin dhe të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme. Fatkeqësisht, as këtë herë nuk arritëm ta barazojmë derbin.
I zhgënjyer nga sulmi? Të zhgënjyer nga pikëpamja taktike jo. Interi në pjesën e parë na lëndoi me goditje nga këndi dhe në kundërsulme. Ne donim të mbroheshim më poshtë për të mos pranuar atë që ndodhi në pjesën e dytë, me golin e dytë të pësuar na u komplikua jeta, por skuadra luftoi dhe nuk pati fat për të gjetur golin e barazimit.
Analiza e sezonit? Interi humbi vetëm një ndeshje, thuajse gabimisht. Ka 3/4 vjet që ka skuadrën më të fortë në kampionat. Kjo do të thotë se ata janë më të fortë se të gjithë dhe se ne duhet të bëjmë më mirë.
Cikli përfundoi? Nuk e di. 12 muaj më parë dukej se Inzaghi duhej të shkarkohej, më pas bëri atë që bëri. Jam mirë këtu, do të duhet ta përfundojmë mirë kampionatin dhe të flasim për të në fund të fundit”, ka deklaruar Stefano Pioli.