
Simone Inzaghi
Simone Inzaghi do të vazhdojë që të jetë trajner i Interit. Mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi italian, me Inzaghin që do të firmosë kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.
Tekniku italian do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon. Gjithashtu, Inzaghi do të përfitojë 2 milionë euro bonus në rast se Interi do ia dalë që të fitojë përsëri titullin kampion në Itali.
Kujtojmë që 48 vjeçarit është pjesë e Interit që prej 2021-shit. Në 158 ndeshje që ka drejtuar, Inzaghi ka fituar me Interin 104, ka barazuar në 28 dhe ka humbur 26 të tjera.
Poll