
Pierre Kalulu
Juventus ka arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit të Milanit, Pierre Kalulu. Dy gjigantët italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e mbrojtësit francez nga Milano në Torino.
‘Zonja’ do të paguajë rreth 3-4 milionë euro për huazimin deri në qershor plus 14 milionë euro për opsionin e blerjes që nuk do të jetë i detyrueshëm, si dhe 3 milionë të tjera në formë bonusesh. Milani do të ruajë edhe 10% të kartonit në shitjen e ardhshme.
Një paketë totale prej 20 milionë euro që largon 24-vjeçarin francez nga kuqezinjtë pas 4 sezonesh ku luajti 112 ndeshje e shënoi 3 gola e 3 asiste.
Poll