
Immobile, Muçi
Fiorentina i prishi punë ekipit të Bolognas, duke i “vjedhur” objektivin për majën e sulmit. Dy ditë më parë, ekipi toskan prezantoi Edin Dzekon si lojtarin më të ri, duke e rikthyer atë në Serie A.
Megjithatë, Bologna është sërish në “gjueti” në Superligën turke. Kampionët e Kupës së Italisë tashmë janë në ndjekje të Ciro Immobile, shokut të ekipit të Muçit dhe Rashicës.
Siç raporton “Sportmediaset”, sulmuesi italian është pranë kalimit tek Bologna, por pengesa e vetme është paga e tij e lartë. Tek Besiktasi, Ciro Immobile përfiton 6.5 milionë euro në sezon.
Poll