
Federico Dimarco
Lajme jo të mira vijnë ditën e sotme për Interin në këtë pikë të nxehtë të sezonit. Është bërë e ditur dhe gjendja shëndetësore e mbrojtësit Federico Dimarco pas sfidës ndaj Napolit.
Klubi zikaltër ka raportuar një dhimbje muskulore të anësorit italian. Situata do të rivlerësohet në ditët në vijim, por mungesa e tij pritet të jetë për të paktën 20 ditë, definitivisht do të humbasë ndeshjet ndaj Feyenoord në 1/8-at e Champions League.
Dimarco realizoi mbrëmë ndaj Napolit një supergol nga një goditje dënimi, por në pjesën e dytë u zëvendësua për shkak të këtij dëmtimi. Interi dhe Napoli u ndalën dje në barazim me shifrat 1-1.
Poll