
Bologna ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Thiago Motta-s, me palët që mbyllin kështu bashkëpunimin mes tyre. 41-vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik me Bolognan në Serie A, teksa ia dolën të sigurojnë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp. Klubi italian e falenderon Mottan për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në karrierën e tij.
Në 75 sfida 41-vjeçari fitoi 35 ndeshje, barazoi 23 dhe humbi 17, mesatarisht 1.71 pikë për ndeshje. Tashmë Motta është i lirë të nënshkruajë me Juventusin, skuadër me të cilën ka arritur prej ditësh marrëveshjen, ndërsa sfida ndaj Genoas do të jetë e fundit për të në stolin e Bolognas.
???? | Nota del Club ⤵️
— Bologna FC 1909 (@Bolognafc1909) May 23, 2024