
Nicolo Barella
Shumë zhgënjim për Interin , i mundur në Bolonjë. Nicolo Barella , i intervistuar nga “Sky”, analizon humbjen në “Dall'Ara”:
"Disfatat janë gjithmonë të vështira për t'u tretur, ka shumë ndeshje por kjo nuk është justifikim. Një ekip si i yni që pranon një gol të tillë në minutën e fundit, shtatë kundër tre në zonë, nuk është normale.
Duhet të mendojmë për këtë, duhet të bëjmë më mirë, sepse futbolli nuk fal”, tha Barella. Interi ndeshjen e radhës në Serie A e ka kundër Romës në datën 26 prill në Milano.
Poll